Teksa studentët janë mbledhur sot në një protestë masive para Kryeministrisë, brenda kësaj godine kryeministri Rama po mban një konferencë.
Në Kryeministri ndodhen përfaqësues të Komitetit i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të KE, trupë monitoruese për pastrimin e parave të paligjshme.
Ky komitet ka sjellë raportin për Shqipërinë lidhur me luftën kundër pastrimit të parave, që sipas Ramës ka sjellë rezultate pozitive.
“Për të gjitthë ata që nuk e dinë Komiteti ‘MONEYVAL’ i Këshillit të Europës, është trupë e përhershme monitoruese që vlerëson përputhshmërinë e një sistemi ligjor të një shteti me standarde ndërkombëtare të pastrimit të parave si dhe detyra për të lënë rekomandime për autoritetet shtetërore për parandaliminn dhe luftimin e këtyre fenomeneve. Është folur kaq shumë për luftën e qeverisë për pastrimin e parave ku janë shitur edhe copëza letrash nxjerrë nga materiale të rëndomta, saqë ky raport vjen vërtet në kohën e duhur si një dokument që sjell integritet që duke u krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të bërë nga ky komitet na vendos në një pozicion të mirë për të qenë krenar për punën që kemi bërë, por të kuptojmë që puna e bërë është e pamjaftueshme”, tha Rama.