Disa studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, janë mbledhur paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë që të merren masa për të lejuar futjen e tyre në auditore, pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon negativ.
Sot, në nisjen e vitit të ri akademik, studentët i janë drejtuar Universiteteve ku do të nisin studimet në të gjithë Shqipërinë. Edhe në Universitetet e rretheve ka pasur studentë që nuk janë lejuar në auditore sepse kanë qenë të pa vaksinuar dhe pa tampon.
Në formë protesta disa prej studentëve të Tiranës janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit dhe pranë Korpusit, në Universitetin Politeknik, duke kërkuar që të lejohen të futen në mësim pas certifikatë vaksinimi dhe pa tampon.
Sipas tyre, studentët nuk duhet të ndahen në të vaksinuar dhe të pa vaksinuar. Megjithatë, ata as nuk kanë bërë thirrje për mos-vaksinim, por kanë theksuar se studentët duhet të zgjedhin vetë nesë duan të vaksinohen ose jo.