Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët pas takimit me Nishanin: Presidenti do na mbrojë

Shkruar nga Newsbomb

Pas takimit me presidentit Nishani, studentët e mjekësisë kanë marrë garancinë e tij për mbrojtje fizike dhe ligjore.

“U dha garanci për mbrojtjen fizike dhe ligjore, presidenti inkurajoi studentët në qëndrimin e tyre për një shtet të së drejtës dhe të barabartë. Jemi duke përgatitur materialet t’ia cojmë Avokatit të Popullit. Presidenti dha garanci të plota. Kërkesa është çuar në Gjykatë Kushtetuese si subjekt i një organizate rinore, por nuk dihet a është legjitimuar akoma. Kjo është një VKM dhe kërkojmë ndryshimin e saj  në pikën 4, e cila mund të shfuqizohet edhe me një qarkore. Studentët kanë një objektiv, të fitojnë. Kauza e tyre nuk është lufta me policinë, por për të futuar të drejtën e tyre’’, tha avokati i studentëve Adriatik Lapaj.

Po kështu edhe vetë studentët u ndjenë të qetë pas takimit me presidentin dhe I kërkojnë qeverisë të ndryshojë tarifat.

‘’Presidenti na premtoi që do lajmërojë organet kompetente me Prokurori dhe prokuror të Përgjithshëm. Na tha që sa herë të kemi nevojë  t’I drejtohemi presidentit, ai do jetë me ne gjithmonë. Ne po kërkojmë një gjë të drejtë. Ne mund të kthehemi sërish në grevë. Ne s’kemi firmosur asnjë kontratë me Ministrinë e Arsimit. Thjesht ne kemi dorëzuar dokumentet e nevojshme. 7-fishi i tarifës na është komunikuar pasi ishim regjistruar e do fillonim mësimin. Jemi dhunuar nga policia. Kjo është e patolerueshme’’, thanë studentët.

Studentët u nxorën dje me dhunë nga ambjentet e fakultetit ku ishin duke zhvilluar grevën e urisë. Ata u futën në grevë urie pasi kërkuan njëjtësimin e tarifës së studimeve me tarfifën që paguajnë aktualisht studentët e publikut. Sipas pretendimeve të tyre, nga 500 euro që paguanin në vit, tani iu duhet të paguajnë mbi 200 mijë lek në vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese