Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Studentët mbledhin 10 mijë firma për rikthimin në auditore, Ministria e Arsimit ende nuk ka një vendim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

967f19f2eb4a057696f7ceee8cab328b

Studentët kanë vijuar me mbledhjen e firmave për rikthimin në auditore.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ende nuk ka dalë në një vendim përfundimtar nëse studentët do të kthehen në universitete apo jo.

Në një shkresë të hartuar prej përfaqësisë së tyre, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditorëve, jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”,- thuhet në njoftimin e tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img