Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët kanë rrethuar Parlamentin, deputetët e mazhorancës largohen nga dera e pasme

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi ka mbyllur seancën e sotme plenare, mbajtur në një ditë jo te zakonshme, pasi prej orës 10:00 studentët janë stacionuar aty për të protestuar.

Ndërkohë, teksa mijëra studentë ndodhen përpara godinës së Parlamentit, kryeministri Rama dhe deputetët e mazhorancës janë larguar nga dera e pasme.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama pranoi se studentët i dhanë një shuplakë qeverisë dhe u bëri atyre thirrje për të dialoguar. Por ata u përgjigjën menjëherë me megafonë jashtë Parlamentit duke u shprehur se duan të plotësohen kërkesat e tyre dhe refuzojnë çdo lloj dialogu.

Kujtojmë se në seancën e sotme në Kuvend morën pjesë edhe tetë deputetë të opozitës, për të folur rreth amendamentit të propozuar nga LSI për kërkesat e studentëve. Por ky propozim u rrëzua nga mazhoranca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu