Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, për ligjin 5 vjeçar me detyrim

Shkruar nga Newsbomb
Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, për

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë bojkotuar edhe këtë të mërkurë leksionet dhe seminaret, duke dalë në rrugë kundër ligjit për punësim me detyrim 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

"Duam të drejtat tona", dëgjohet të thonë në kor studentët, teksa marshojnë nga Universiteti në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Mjekësisë thonë se nuk mund të pranojnë një ligj që i detyron të punojnë në Shqipëri 5 vite pas përfundimit të studimeve, apo të paguajnë miliona lekë nëse në rast të kundërt refuzojnë të firmosin kontratën e qëndrimit në vendin tonë.

Marshi i tyre ka nisur nga Universiteti i Mjekësisë, në zonën e 9 katësheve dhe në fillim të Rrugës së Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit.

 

Kjo është hera e disatë që studentët bojkotojnë auditoret, ndërsa theksojmë se studentët kanë protestuar dhe më parë kundër këtij ligji të ri. Ata janë thirrur dhe në komisionet e Kuvendit, teksa ligji diskutohej, duke kërkuar dhe në atë kohë që ai të mos votohej.

Si i bllokon diplomat ligji i ri për studentët e Mjekësisë?

Referuar ligjit të miratuar në Kuvend, studentët e Mjekësisë nënshkruajnë marrëveshje para ose pas regjistrimit si fitues në programin e Mjekësisë së Përgjithshme, me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare.

Në të kundërt, nëse studenti nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese