Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët e Mjekësisë në bojkot dhe protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, shkaktojnë trafik

Shkruar nga Newsbomb
Studentët e Mjekësisë në bojkot dhe protestë,

Studentët e Mjekësisë edhe sot kanë dalë në protestë, duke u futur kështu në javën e dytë të bojkotit të mësimit.

Protestën studentët e Mjekësisë e nisën para godinës së Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa më pas duke marshuar janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar dhe duke brohoritur ata kërkojnë që të shfuqizohet ligji i ri për Mjkesinë, që i detyron ata të qëndrojnë në vend për 5 vite ose të paguajnë një tarifë.

Marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit ka shkaktuar edhe trafik në rrugën e spitaleve në Tiranë, ku makinat kanë pritur rreth 15 minutra deri sa të gjithë studentët të kalonin për yë vijuar më pas rrugën.

Prej datës 2 tetor që nisi dhe viti i ri Akademik, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për të kundërshtuar ligjin e ri për Mjekësinë.

Kujtojmë që studentët nuk janë dakord me ligjin e miratuar që i detyron të nëshkruajnë një kontratë që i detyron ata të qëndrojnë në vend për 5 vite. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese