Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët e Mjekësisë mbërrijnë te Ministria e Arsimit: Të anulohet ligji për punë me detyrim për 5 vite në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë mbërritur mesditën e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë për ligjin e miratuar për punën me detyrim 5 vite pas përfundimit të studimeve. Ata thonë se ligji duhet të shfuqizohet.

"Diploma është e jona nuk mund të na e marrë askush. Nuk do ta firmosim, do bojkotojmë derisa ligji të rrëzohet", thonë studentët.

Veshur me përparëset e bardha, simboli i profesionit të tyre, studentët e Mjekësisë thonë se nuk mund të pranojnë një ligj që i detyron të punojnë në Shqipëri 5 vite pas përfundimit të studimeve, apo të paguajnë miliona lekë nëse në rast të kundërt.

Kjo është dita e tretë e bojkotit për këtë javë, ndërsa theksojmë se studentët kanë protestuar dhe më parë kundër këtij ligji të ri. Ata janë thirrur dhe në komisionet e Kuvendit, teksa ligji diskutohej, duke kërkuar dhe në atë kohë që ai të mos votohej.

Marshi i studenteve te Mjekesise ne Tirane Marshi i studenteve te Mjekesise ne Tirane

Marshi i tyre ka nisur nga Universiteti i Mjekësisë, në zonën e 9 katësheve dhe në fillim të Rrugës së Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë kërkuar dhe dorëheqjen e zv.ministres Albana Tole, e cila një javë më parë u shpreh se studentët që nuk duan të nënshkruajnë këtë kontratë me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë, mund të ndërpresin studimet.

Kjo deklaratë e zv.ministres së Arsimit është cilësuar e papranueshme nga studentët dhe ata kërkojnë dorëheqjen e Albana Toles.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese