Hapësire reklamuese

Rajoni

Studentët dhe fermerët bëhen një në Greqi, “paralizohet”  Athina

Shkruar nga Newsbomb

Fermerët dhe studentët në Greqi janë ngritur në protestë që zëri tyre të dëgjohet, edhe pse me kërkesa të ndryshe.

Fermerët e nisën protestën në mëngjesin e sotëm jashtë parlamentit, ku bënin thirrje që të plotësohen kërkesat e tyre. Vetëm pak orë më vonë kësaj proteste i janë bashkuar edhe mijëra studentë.

Fermerët mirëpritën studentët në protestë nën sloganin “studentë, fermerë, një zë e një grusht”. Protesta masive ka bërë që rrugët në Athinë të bllokoheshin, duke krijuar kaos në trafik. Studentët janë ngritur në protestë pasi janë kundër krijimit të universiteteve private, projektligj që kalon për votim në Kuvend më 7 mars.

Foto nga protesta ne Athine Foto nga protesta ne Athine

Fermerët pas zjarreve dhe përmbytjeve kërkojnë ndihmë financiare. Qeveria u ka ofruar atyre deri tani zbritje në faturën e rrymës dhe zgjatjen e zbritjes tatimore për naftën në bujqësi deri në fund të vitit 2024.

Qeveria greke ka thënë se është e gatshme të bisedojë për një skemë të përhershme për zbritje tatimore, por nuk ka shanse për koncesione shtesë këtë vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese