Hapësire reklamuese

Aktualitet

Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente,AKSHI dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen

Shkruar nga Newsbomb

Në këto kohë digjitalizimi, ku kryefjalën e ka përdorimi i Inteligjencës Artificiale, kur asistenti virtual i e-Albania do të nisë brenda dhjetorit të vihet në funksion të përdoruesve për 1237 shërbimet online e kur po ndërtohet versioni i avancuar  2.0 i portalit qeveritar, të rinjtë duhet të ftohen e të angazhohen të bëhen pjesë e këtyre ndyshimeve të mëdha në vend.

Për këtë qëllim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, që i hap dyert studentëve të jenë pjesë e praktikave të punës, mentorimeve, trajnimeve, përfshirjes në projekte të rëndësishme, që lidhen me Inteligjencën Artificiale dhe jo vetëm.

Në eventin e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm, kreu i AKSHI-t, Linda Karçanaj, dekani i FEUT-së, prof.dr. Dhori Kule, pedagogë dhe studentë, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi.

Drejtuesja e AKSHI-t, u shpreh se studentëve, që do të përfshihen në praktikat e punës, do t’u njihet kjo eksperiencë me një referencë të posaçme, ndërkohë që nuk do t’u mungojë mbështetja me subvencione, për çdo thirrje apo projekt që ata do të aplikojnë, për të çuar përpara një nismë apo startup, që ka si synim zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

“Çdo fillimviti, ne do hapim derën për 5 studentë ekselentë të cilët do të marrin pjesë në projekte me ekspertët tanë më të mirë dhe me ata të Open AI, Microsoft, duke ecur me plaftormën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Karçanaj, duke theksuar se kryefjala e marrëveshjes së re e bashkëpunimit me Microsoft, që lidhet në mars të vitit tjetër, është Inteligjenca Artificiale. Kështuqë studentët do përfshihen në projekte konkrete  pse jo duke u dhënë mundësi më të mirëve, që të bëhen pjesë e ekipeve të AKSHI-t.

Karçanaj, prezantoi idenë për themelimin dhe trajnimin e një Open Souce të Language Learning Machine, në gjuhën shqipe duke përdorur Inteligjencën Artificiale, ndërkohë që në TechSpace, po ngrihet një infrastrukturë të posaçme, e dedikuar për implementime në fushën e AI. Karçanaj përmendi eksluzivitetin që do t’u jepet të rinjve të përfshihen në projektin TOM, një lëvizje globale e komuniteteve e cila synon që të lehtësojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, të moshuarve apo njerëzve në pamundësi financiare.

Nga ana e tij, dekani i FEUT-së shprehu besimin e plotë në suksesin e marrëveshjes dhe bashkëpinimit mes institucioneve në të ardhmen, duke shpresuar në interesin e studentëve tek mundësitë që po u krijohen.

“Inteligjenca Artificiale ka buruar nga inteligjenca natyrale dhe kërkon një Inteligjencë natyrale që ta menaxhojë në mënyrë të suksesshme atë artificiale. Jam i bindur që me këtë logjikë do të hapen gjithnjë e më tepër vende të reja pune”, u shpreh prof. dr. Kule.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese