Hapësire reklamuese

Bota

Studentes 20-vjeçare i pushoi zemra, pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një studente 20-vjeçare thotë se rrezikoi seriozisht jetën për shkak të problemeve me zemrën, pasi ishte rikuperuar nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, Madeline Neville tha se ishte kthyer në shtëpinë e saj për festën e Falenderimeve, pasi kishte kryer testin për koronavirusin dhe kishte rezultuar negative.

“Papritur m’u shfaqën disa simptoma të forta. Kisha shtrëngim të fortë të gjoksit. Më dërguan me urgjencë në spital ku qëndrova për nëntë ditë”, shkruan ajo në Facebook.

“Gjatë këtyre ditëve kam luftuar për jetën në spital, e kisha të pamundur të bëja dhe 10 hapa, të lahesha apo të ushqehesha”, tregon studentja nga Pensilvania.

Mjekët e diagnostikuan atë me miokardit, një enjtje e muskulit të zemrës, që edhe më herët është shfaqur te pacientë të tjerë që kanë kaluar Covid-19, raporton newsbomb.al.

Kohët e fundit gjithnjë e më tepër mjekë kërkojnë që pacientët që kanë kaluar koronavirusin të kryejnë kontrolle të herë pas hershme të zemrës, për shkak të miokardit.

Ata kanë edhe një emër për të “sindroma multi-sistemit inflamator te fëmijët”. CDC-ja amerikane thotë se kjo simptomë është vënë re edhe te moshat e mëdha.

Studentja tha për NBC News se që pas takimit të fundit me kardiologun, shëndeti i saj po rikthehet në normalitet, po ashtu edhe funksionimi i zemrës.

Sondazh

Poll