Hapësire reklamuese

Aktualitet

Struktura nuk i bën ballë një tërmeti tjetër, Bashkia e Tiranës vendos ndërtimin nga e para të shkollës ‘Sami Frashëri’

Shkruar nga Newsbomb

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, pësoi dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

 

Sot ndërtesa është e boshatisur dhe 1450 nxënësit janë shpërndarë në dy shkolla të tjera.

Sipas Bashkisë së Tiranës, shkolla “Sami Frashëri” është ndërtuar që në vitet ’60. Struktura, kolonat dhe themelet janë po ato, e për rrjedhojë janë amortizuar me kalimin e viteve. Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, tërmeti i 21 shtatorit, si dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në strukturën mbajtëse dhe për këtë arsye kanë dalë në përfundimin se shkolla, pra themelet dhe struktura e saj, nuk do t’i bënte ballë një tërmeti tjetër të ngjashëm me dy të parët.

Prandaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur rindërtimin nga e para të shkollës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për nxënësit e saj. Shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet më e madhe dhe me cilësi shumë herë më të mirë, me kushte moderne për nxënësit, e gjithashtu do të funksionojë si një shkollë me një turn.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu