Hapësire reklamuese

Politikë

Struktura e armatosur e PD në Elbasan, Fatmir Xhafaj drejton gishtin nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi: Janë njerëzit që e kanë ideuar atë!

Shkruar nga Newsbomb
Struktura e armatosur e PD në Elbasan, Fatmir Xhafaj drejton gishtin nga

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë të fortë mëngjesin e sotëm, kur është shprehur se Lulzim Basha dhe i dërguar i PD në Elbasan, Gazment Bardhi duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Sipas Xhafajt, Lulzim Basha është personi që e ka ideuar dhe konceputuar atë strukturë të armatosur për mbrojtjen e votave të Partisë Demokratike.

“Ekzistenca e përpjekjeve për të krijuar struktura paralele, një shtet paralel, është e dënueshme dhe haptas në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse unë do të isha në vendin e prokurorëve, do t’i jepja të gjithë përgjegjësinë penale të gjithë atyre që janë angazhuar në këtë akt kaq të rëndë.

Por, nuk do lija pa përgjegjësi dhe njerëzit që e kanë ideuar dhe konceptuar. Në mënyrë të veçantë mesa kam parë unë, kreun e PD Lulzim Basha dhe drejtuesin e përcaktuar prej tij në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi”, u shpreh Xhafaj në Report Tv.

Më tej, ish-ministri tha se opozita e sotme nuk ka mësuar asgjë nga e djeshmja, veç ka ndërruar “kostumin”.

“Ne sot kemi një opozitë destruktive, një opozitë që për fat të keq nuk ka mësuar gjë nga e djeshmja e saj dhe që ka ende një qasje të vjetër, pavarësisht kostumeve të reja që po përpiqet të veshë. Ngjarja e Elbasanit është treguesi më kuptimplot i kësaj qasje, i kësaj mendësie që zotëron sot në lidershipin e opozitës dhe posaçërisht të PD.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu