Hapësire reklamuese

Showbiz

Stresi “zhvishet” nga karakteri i fortë, hap zemrën dhe bën dedikimin prekës për gjyshërit: Kam nevojë për ta!

Shkruar nga Newsbomb
Stresi “zhvishet” nga karakteri i fortë, hap zemrën dhe

Stresi është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, herë për projektet e tij muzikor dhe herë për sherret dhe disset me kolegët. Mirëpo, si gjithë të tjerët edhe Stresi ka pikat e tij të dobëta, një ndër ta janë gjyshërit.

Së fundmi ai ka bërë një dedikim mjaft prekës për gjyshërit e tij.

Ndër të tjera ai ka shkruar se pesha e viteve po i rëndon, ndërsa ka thënë se nuk është në gjendje të bëjë asgjë, por i lutet Zotit që ti lejojë ata të qëndrojnë me të edhe për vitet në vazhdim.

"Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më.

Oh sa dhemb. Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen. I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim.

E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ata. I dua shumë. Gjysherit e mi .Balsami i shpirtit tim. Ju Lutem Mos i Harroni Gjysherit e gjyshet.", shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu