Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Stresi për Sarën: Le një super djalë jashtë, të dha besim e ti puthesh me Bardhecin

Shkruar nga Newsbomb

Reperi i njohur, Stresi, ka “shpërthyer” lidhur me sjelljen që Sara Gjordeni është duke treguar në Big Brother Vip 3 dhe me marrëdhënien e saj me Bardhin.

Në llogarinë e tij në “ Instagram”, reperi shkruan se modelja ka lënë jashtë një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj, i cili me besim e kishte lejuar që të hynte brenda në shtëpi. Sipas Stresit ajo ka shpërdoruar këtë besim të dhënë dhe ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

 “Le një super djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në Big Brother dhe pastaj flet në oborr me Erjolën që i mban kryqin që i ka dhuru dhe shpreson që ai të fitoi sot në ‘boks’..puthet dhe e kërkon llogari Bardhecit thu se ka tre vite me të, çdo gjë vetëm e vetëm për famë dhe për të vazhduar të rri në Big Brother.

Të humbësh udhën dhe të tejkalosh limitet e tua personale për famë kjo është për të ardhur keq! Ps:megjithëse forca zakonit”, shkruan Stresi, në postimin e tij në “ Instagram”, postim të cilin më pas e ka fshirë.

 

Më herët, vetë Sara teksa ishte duke biseduar me Erjolën në oborr tregoi se jashtë shtëpisë ka lënë pezull një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj. E mërzitur dhe në gjendje të rëndë psikologjike, modelja tha se në momentin që është bërë pjesë e “Big Brother Vip”, ndarja me Jurgenin s’ka qënë përfundimtare. Ajo ndër të tjera shtoi se ndihet keq që ai i sheh situatat e krijuara me Bardhin dhe afrimitetin mes tyre.

“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idjote po të isha duke e përmendur tani”, thotë Sara, teksa më tej vijon duke i treguar Erjolës dhe për ndeshjen e rëndëishme që boksieri ka këtë të shtunë.

“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.

S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb”, thotë ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese