Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Strehoi sirianët e kapur në Vlorë, policia jep detaje për arrestimin e 63-vjeçarit: Në hotel u gjetën dhe 9 klandestinë të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Strehoi sirianët e kapur në Vlorë, policia jep detaje për

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e  pronarit të një hoteli në Tiranë, i cili dyshohet se strehoi klandestinën të cilët u kapën dy ditë më parë në qyetin e Vlorës.

Bëhet me dije se në hotelin e Fatos Dushës në Tiranë janë gjetur edhe 9 klandestinë të tjerë.

Emri i Fatos Dushës është përmendur në dëshmitë e klandestinëve, ndaj edhe u bë arrestimi i tij, ku hetuesit presin të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të bëjnë të mundur edhe kapjen e trafikantëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll