Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Strehimi i grave afgane në Shqipëri, Hillary Clinton telefonon Edi Ramën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me Hillary Clinton bashkëshortja e ish presidentit amerikan Bill Clinton.

Gazetari Muhamed Veliu nga një burim ka mësuar se Clinton ka falenderuar Ramën për strehimin e disa grave afgane.

“Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shreh ky burim.

Kujtojmë që ditën e djeshme media arabe “Al Arabiya” shkruante se 37 gra afgane u ndihmuan nga një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton për t’u evakuuar në Shqipëri.

Avioni me 37 gra aktiviste dhe të afërmit e tyre meshkuj u ul në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Fluturimi privat u caktua nga Vital Voices, tha zyrtari, një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, e cika ka si qëllim fuqizimin e grave.

Ka qenë edhe vetë Rama që në disa intervista të dhëna është shprehur se organizata të ndryshme i kanë kërkuar Shqipërisë që të stregojë afganët. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 qytetarë afganë të cilët kanë punuar në të shkuarën për disa organizata ndërkombëtare si US AID, përfshi gazetarë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img