Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Strazimiri: Vizita e Escobar, rutinë. Politikanët amerikanë unë i marr seriozisht vetëm nëse…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gent Strazimiri, ish-deputeti i PD-së u shpreh se vizita e Gabriel Escobar në vendin tonë vjen në një vizitë rutinë.

Ai tha në emisionin “Ora e Betit” se do ta besojë se amerikanët e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit kur të merrem me korrupsionin e qeverisë Rama, të cilën ai e cilësoi si më të korruptuarën.

“Unë kam qenë i pranishëm në shumë takime të paraardhësve të Escobarit në atë zyrë. Janë vizita rutinë, sigurisht që është e rëndësishme si vizitë. Shikoni në internet janë jo më pak se një herë në vit. Sot Ballkani ka një gjendje të caktuar.

A vjen për të rikonfirmuar aleancat apo armiqësitë? Sot je jemi një vend anëtar i NATO-s dhe besoj se nuk jemi pasi kemi pasur tanke dhe raketa të mira, por sepse kemi rënë dakord që të kemi një kriter demokratik. Ky standard u arrit në kohë e Berishës dhe për këtë nuk kemi dyshime.

Unë do të merrja zyrtarisht çdo politikan amerikan që e ka seriozisht problemin e korrupsionit në Ballkan, kur në qeverinë më të korruptuar nga vetë raportet e DASH, është qeveria e Ramës që vetëm bie në standardet. Nëse ka një problem me korrupsion në Ballkan është Shqipëria dhe Rama”, u shpreh Strazimiri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img