Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, reagon për vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila sot publikoi një vendim për Shqipërinë, i cili lidhjen me dy raste kur shteti ishte paditur. Mjeku Petrit Bara dhe i dënuari përjetë u ankuan për procedurat gjyqësore në vendin tonë.
Gjykata vendosi që Shqipëria do t’ju paguajë kërkuesve përkatësisht 1,200 euro (Petrit Bara) dhe 2,300 euro (Eduard Kola) në lidhje me dëmin jomonetar dhe 1,200 EUR secila në lidhje me kostot dhe shpenzimet e gjyqeve, thuhet në vendimin e Strasburgut.
Por sipas Petrit Vasilit, se nga vendimi i sotëm rrezikohen gjoba me dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në gjykimin e çështjeve. Ai shkruan se janë " mbi 70 mije dosje, qe ndodhen aktualisht te bllokuara neper gjykata me vite te tera dhe qe nuk kane asnje shans qe te gjykohen edhe per shume kohe."
Shkruan Petrit Vasili:
Vendimi i Strasburgut, rrezikohen gjoba me dhjetra milion euro vetem per vonesat ne gjykimin e ceshtjeve!
Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg denon shtetin shqiptar me gjobe deri ne 2300 euro, vetem per vonesat e pajustifikuara ne gjykimin e çeshtjes. Llogaritni mbi 70 mije dosje, qe ndodhen aktualisht te bllokuara neper gjykata me vite te tera dhe qe nuk kane asnje shans qe te gjykohen edhe per shume kohe. Logaritni qe per nje ceshtje ka me shume se sa nje person te interesuar.
Shqiperia rrezikon pas ketij vendimi, qe perben nje precedent, qe te paguaje dhjetra milion euro vetem per vonesat ne shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore, ne se keto vonesa do te shkojne te ankohen nga qytetaret ne Strasburg.
Kjo eshte nje nga pasojat shume te renda te kolapsit te sistemit te drejtesise dhe mungesave kritike ne numrin me minimal te nevoshem te gjyqtateve dhe prokuroreve. Ja vendimi i marre sot ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg per çeshtjen Bara dhe Kola.