Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës

spot_img

Lajme të ngjashëm

“NATO ka një përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”. Kështu u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. 

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits, Stoltenberg vuri në dukje se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg. 

Në përgjigje të situatës dhe për t’u “siguruar se nuk ka vend për llogaritje të gabuara në Moskë”, NATO ka “forcuar ndjeshëm” praninë e saj në pjesën lindore të aleancës, shtoi Stoltenberg. 

“Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije nga veriu i lartë në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon,” vazhdoi shefi i NATO-s. 

Më shumë


spot_img








spot_img