Me tone të ashpra, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga retorika nxitëse, si dhe të mos ndërmarrim veprime që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën në rajon.
Gjatë një konference për mediat para takimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel ai tha se beson që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv.
“Ne nxitëm edhe Prishtinën edhe Beogradin për t’u angazhuar në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne gjithashtu besojmë që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv.
Mesazhi im përsëri është për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja palët të përmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të rrisë më shumë tensionet në rajon.
Sapo kemi rritur prezencën në Kosovë, duke shtuar ekstra trupa. Ne tani jemi duke vlerësuar nëse duhet të shtojmë më shumë trupa, por ne jemi duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm me rritjen e prezencës tonë”, tha Jens Stoltenberg.