Hapësire reklamuese

Bota

Stoltenberg i NATO-s bisedë telefonike me Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi sot se zhvilloi një bisedë telefonike të mirë me Donald Trump mbi të ardhmen e Aleancës dhe rëndësinë për një rritje të shpenzimeve mbi mbrojtjen nga vendet e tjera aleate.

Kjo është biseda e parë mes dy personaliteteve që prej fitores së Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Gjatë fushatës, kandidati republikan kishte lënë të kuptohet se do të vendosë kushte për vazhdimin e angazhimit të amerikanëve në NATO.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.