Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stola në det dhe kosha të përmbysur, kryebashkiaku i Sarandës denoncon vandalizimin e qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Stola në det dhe kosha të përmbysur, kryebashkiaku i

Adrian Gurma denoncon vandalizmat në qytetin e Sarandës. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar publikon disa foto dhe kërkon ndërgjegjësimin e banorëve të vetë që të mos dëmtojnë qytetin.

Në pamjet e ndara në rrjetet sociale, shihen stolat e vendosur në pedonale të cilët kanë përfunduar brenda në det, ndërsa koshat e mbeturinave janë kthyer përmbys. Edhe për mbetjet qytetarët kanë shkuar deri pranë koshave, por i kanë hedhur ato jashtë.

"Individë të papërgjegjshëm dëmtojnë  punën e strukturave të shërbimeve publike dhe imazhin e qytetit! Kosha të përmbysur me mbetjet urbane në trotuar e rrugë dhe stola të flakur në det janë veprime që duhen dënuar me forcë nga kushdo!

Policia Bashkiake s’mund të jetë në çdo hapësirë të territorit në të njëtën kohë, megjithëse është 24 orë/24 në shërbim të komunitetit. Duhet edhe reagim dhe sjellje qytetare nga kushdo që bëhet dëshmitar i akteve të tilla vandale! Të gjithë për qytetin! Për çdo rast kontakto Policinë Bashkiake 08522380", shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll