Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Stinët", kopshti që lulëzoi pa licensë në mes të Tiranës por nuk e zuri viti!

Shkruar nga Newsbomb

Newsbomb.al mëson se kopshti "Stinët" ku ka thyer këmbën një vajzë 3 vjeçare në ditët e para të këtij muaji që sapo ka nisur, është hapur një vit më parë. Ministria e Arsimit thotë se ky institucion privat nuk kishte licensë për kopsht, por në QKB rezulton me NIPT aktiv.

Subjekti është në pronësi të shtetases Entela Danushi, e njëjta e cila e çoi vajzën 3 vjeçare në spital me këmbë të thyer dhe mjekëve u tha se ishte pickuar.

E pyetur gjithashtu dhe nga efektivët që qëndrojnë në spital, pronarja e kopshtit "Stinët" është prezantuar si e afërme e 3 vjeçares, duke shmangur llogaridhënien dhe procedurat e mëtejshme për dëmtimin e rëndë fizik të fëmijës.

LEXO EDHE: Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares, Ministria e Arsimit: Kopshti ishte pa licencë

Entela Danushi e ka regjistruar kopshtin "Stinët" më datë 4 Tetor 2022 dhe një vit më pas, Ministria e Arsimit (siç njofton vetë ky institucion) e ka mbyllur sepse nuk ka pasur licensë për ushtrimin e aktivitetit si institucion parashkollor, shkruan newsbomb.al.

Edhe pse prej një viti ushtronte aktivitetin në mes të Tiranës, madje nga publikimet në llogarinë në Facebook rezulton se kishte shumë fëmijë të regjistruar, kopshti "Stinët" ka lulëzuar përballë autoriteteve që kanë "mbyllur sytë".

LEXO EDHE: Kjo është edukatorja që i theu këmbën 3-vjeçares në Tiranë (FOTO-EMRI)

Siç ndodh rëndom në vendin tonë, institucionet përgjegjëse shtetërore kujtohen të veprojnë sa herë që në këto kopsht, çerdhe e shkolla private ndodhin ngjarje të rënë e që nxisin reagim të ashpër dhe nga qytetarët.

Megjithatë, edhe përse reagimi ndaj kopshtit "Stinët" në pronësi të Entela Danushi është i vonuar, për institucione të tilla që shkatërrojnë jetën e fëmijëve dhe familjarëve të tyre shprehja që thotë populli "më mirë vonë sesa kurrë" merr vlerë.

Kopshti "Stinët" ne pronesi te Entela Danushit, sipas te dhenave nga QKB Kopshti "Stinët" ne pronesi te Entela Danushit, sipas te dhenave nga QKB

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese