Këngëtarja Alida Duka, njëkohësisht motra e këngëtarit të njohur Stine, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Why Not’.
Ajo u bë pjesë e lojës me telefon, ku duhet të improvizonte sikur kishte vrarë kokën, ndërsa Stine i jepte lajmin e ndarjes nga partnerja Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë.
‘Ç’a me Gracielën? Prap e? Booo! Okey e bëre atë këngën ti njëherë, timen? Po pra po u bë maj tani a do nxirrnim në dimër është baladë’, i tha Alida, duke shkaktuar të qeshura në publik.
Kujtojmë se Stine dhe Graciela janë ndarë disa muaj më parë, ndonëse vazhduajnë t’i ruajnë marrëdhëniet për shkak të vajzës.