Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Stilisti legjendar vdes nga koronavirusi, themeloi një nga firmat më të famshme të modës në Paris

Shkruar nga Newsbomb
Dyqan rrobash Kenzo në Paris

Ndahet nga jeta në një spital në Paris stilisti legjendar japonez Kenzo Takada.

Manjati i modës që kishte themeluar markën e veshjeve “Kenzo” me bazë në Paris, po trajtohej në spitalin amerikan Neuilly-sur-Seine, në kryeqytetin e Francës, por nuk mundi ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës. Ai ishte 81-vjeç.

Kenzo Takada ishte vetëm 26-vjeç kur shkoi në Paris, ku arriti të dallohet për aftësitë e tij dizajnuese. Ai ishte i pari dizajnues japonez që arriti famë mbarë botërore mes konkurrencës së fortë në kryeqytetin botëror të modës.

Në vitin 2016 ai u vlerësua me “Legjonin e Nderit” nga qeveria franceze, titulli më i lartë për njerëzit me kontribute të mëdha në një fushë të veçantë.

egfw3gh45h4h4h.jpg

gf4grgdsfgg.jpg

Sondazh

Poll