Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Stërvitja e parë e Kombëtares pas zhgënjimit me Serbinë, mes humbjes dhe shpresës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja Shqiptare që ka filluar të mendojë menjëherë për të ardhmen që kalon nga Armenia. Është ndeshja e Jerevanit sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në këto eliminatore dhe ata kanë një objektiv të vetëm, fitoren, për të prerë biletën e Euro 2016. Pak orë pas disfatës në “Elbasan Arena”, të besuarit e Gianni De Biasit nisën përgatitjet me shumë zhgënjim por besimin se mund t’ia dalin mbanë sepse treni francez është ende në stacion.

Edhe pse koha në dispzoicion është shumë e kufizuar, trajneri italian nisi punën në Durrës për të përgatitur 90 minutëshin e fundit të grupit I ku Shqipëria mban vendin e tretë me një pikë më pak se Danimarka, transmeton Supersport.

Përveç Andi Lilës që iu nënshtrua testeve mjekësore duke rrezikuar seriozisht këtë takim, i gjithë grupi ishte i plotë në seancën stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Tropikal”. Dukshëm të zhgënjyer, titullarët e sfidës së Elbasanit u stërvitën të diferencuar për të ulur ngarkesën fizike. Në formacionin titullar që u stërvit i veçuar, bënte pjesë edhe Ergys Kaçe, i cili zëvendësoi mesfushorin e PAS Janinës, Andi Lila. Pjesa tjetër e skuadrës u vu nën urdhrat e ndihmës/trajnerit Paolo Tramezani duke u ushtruar në lojën me top. Pavarësisht zhgënjimit që ka lënë humbja ndaj Serbisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i pranishëm në stërvitje ku shkëmbeu edhe disa batuta me trajnerin De Biasi. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, trajneri kuqezi ndoqi nga larg stërvitjen duke menduar edhe për 11-ëshen titullare të transfertës vendimtare të Jerevanit.

Në pjesën tjetër të grupit, ata që e ndoqën ndeshjen nga stoli vijuan stërvitjen me disa skema sulmuese ku Gashi, Cikalleshi e Salihi shënjestruan kuadratin e mbrojtur nga Orges Shehi. Mungesa e vetme e konfirmuar për këtë sfidë është ajo e Ansi Agollit dhe pikëpyetjet më të mëdha lidhen pikërisht me ndryshimet e detyruara në mbrojtje, ndërsa në balotazh mbeten edhe disa emra të tjerë ku nuk përjashtohet maja e sulmit me dyshen Balaj-Cikalleshi. De Biasi deklaroi pas humbjes ndaj Serbisë se skuadra duhet të dijë të luajë me tru dhe është pikërisht ky detaj që sipas trajnerit mund të bëjë diferencën. Në 90 minutat e fundit të eliminatoreve trajneri ka në dispozicion një grup të plotë, tashmë i takon atij të vendosë për titullarët e Jerevanit, sepse të dielën kjo skuadër ka në dorë fatin e saj.

Lexo edhe:

Çfarë nuk u pa dje nga kamerat, kontrolli imtësishëm dhe ndalimi i ofendimeve për serbët

“Tifozat Kuq e Zi” shpërthejnë kundër Ramës: Koha e maskarenjëve, por atdheu i shqiptarëve

Më shumë

spot_img
spot_img