Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Stërvitja e NATO-s në Norvegji, gjenden të vdekur 4 ushtarët amerikanë që u rrëzuan me avion në arktik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në Norvegji kur avioni ushtarak me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë stërvitjeve të NATO-s. Lajmin e ka dhënë kryeministri Jonas Gahr Store, duke ju shprehur ngushëllimet dhe familjarëve.

Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën nga përplasja e një avioni mbrëmë. Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Cold Response”. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet, të afërmit dhe bashkëluftëtarët e ushtarëve në njësinë e tyre”, shkroi kryeministri norvegjez.

Avioni Osprey i Korpusit të Marinës Amerikane mori pjesë në një stërvitje NATO-s kur u zhduk të premten. Ai u zbulua vetëm të shtunën kur u rrëzua, në veri të rrethit arktik. Ekipeve të shpëtimit iu deshën orë të tëra për të arritur në vendin e rrëzimit, për shkak të distancës së largët dhe të ftohtit arktik.

“Policia arriti në vendin e përplasjes rreth orës 01:30 CET (00:30 UTC). Me keqardhje konfirmohet se të katër (ushtarët) në bordin e avionit kanë humbur jetën,” tha në një deklaratë Ivar Bo Nilsson, kreu i operacionit për policinë Nordland. Policia po heton për shkaqet e aksidentit, por ka ndërprerë punën për shkak të kushteve atmosferike.

Ushtrimi “Përgjigjja e Ftohtë” (Cold Response) filloi të hënën dhe përfshin stërvitje tokësore, detare dhe ajrore. Ajo është stërvitja më e madhe ushtarake e Norvegjisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dhe nuk ka lidhje me luftën në Ukrainës sepse ishte planifikuar shumë kohë përpara, që forcat shumëkombëshe të NATO-s të trajnohen si të veprojnë në Arktik.

Rreth 30,000 trupa nga 27 vende marrin pjesë. Zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes John Kirby tha se rreth 3,000 marinsa amerikanë po merrnin pjesë në stërvitje.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img