Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stërvitja "Defender 21" mbaroi, ambasada e SHBA publikon disa nga pamjet kulmore: Do të jemi gjithmonë krah për krah!

Shkruar nga Newsbomb
Stërvitja "Defender 21" mbaroi, ambasada e SHBA publikon disa nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar disa momente të stërvitjes "Defender 21 Europe", të cilat u zhvilluan gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada shkruan se ndonëse stërvitja mbaroi, SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të stërviten së bashku, duke qëndruar krah për krah.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Gjatë muajve maj dhe qershor, Shqipëria mikpriti aspekte të rëndësishme të #DefenderEurope21, stërvitja vjetore shumëkombëshe e përbashkët e në shkallë të gjerë, e krijuar për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve partnere. Më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende zhvilluan pothuajse në të njëjtën kohë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi e në më shumë se një dyzinë vendesh nga Balltiku në Ballkan dhe Rajonin e Detit të Zi. Shihni disa momente kulmore nga stërvitja! Edhe pse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë #KrahPerKrah, gjithmonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll