Stema e re e policisë së shtetit e ka një ideator. Ai është Artan Lame, i cili këtë herë nxjerr dhe publikon edhe idetë e tij të para të hedhura në skica për propozimin që do t’I bëhej ministrisë së Brendshme për stemën e re të policisë.
“Sot hyri në fuqi stema e re e Policisë së Shtetit, e miratuar me VKM nr.55 dt.27.01.2016. Se ç’lidhje kam unë me këtë punë, ja le secilit ta mendojë”, shkruan Lame.
Dy ditë më parë në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, u prezantua stema e re që do të përdoret nga policia shqiptare.
Artan Lame njihet për koleksionimin e uniformave të policisë dhe objekteve të vjetra, një pasion i hershëm i tij.