Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘S’të pëlqejnë çitjanet e Edit, çfarë problemi ka’, Rama u drejtohet zgjedhësve: Shikoni punën dhe jo gunën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar të gjithë zgjedhësve të 25 prillit që të mendojnë mirë se kujt do t’ia jap votën.

Gjatë fjalës së tij, nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, Rama tha se nëse nuk të pëlqen kryebashkiaku Erion Veliaj, mund të ndërrosh kanalin e televizorit.

Më tej ai u shpreh se edhe nëse s’të pëlqejnë çitjanet e tij, mos i vesh, por duhet vlerësuar puna dhe jo guna.

“Të mos e mendosh për asnjë lloj arsye që të votosh ata që e bënë Tiranën copash. Nuk ka asnjë arsye në botë. Se nuk të pëlqen Edi Rama, punë e madhe shumë. Nuk të pëlqen Lali, çfarë problemi ka. Lali është gjëja më e kollajshme. Merr telekomandën, shtyp sustën dhe zhduket Lali nga televizori, nuk e sheh fare. As unë, as Lali askush tjetër nuk kemi dalë të kërkojmë nuse, as të bëjmë krushqi, as për paradën mode. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, çfarë problemi ka. Mos i vish. Lërja Edi Ramës t’i mbajë çitjanet. Ama kur vjen puna për të vlerësuar punën, do merresh me gunën, apo me punën.

Është shumë e thjeshtë”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img