Hapësire reklamuese

Aktualitet

Statusi i Naftëtarit, 63-vjeçari apelon: Nuk po vihet në zbatim, takova Bashkim Finon dhe...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Statusi i Naftëtarëve i ka sjellë disa herë në këmbë punonjësit dhe ish punonjësit e këtij sektori drejt Tiranës për të protestuar.

Ndonëse ligji është miratuar, vijojnë të regjistrohen raste të paprecedentë.

Jonuz Cani, një 63-vjeçar nga Lushnja, teksa kontaktoi redaksinë e Newsbomb.al shprehu shqetësimin e tij. Cani shprehet se kartonin e "Statusit të Naftëtarit" ka 1 vit që e ka marrë, por ende nuk është vënë në zbatim.

"Kam punuar naftëtar dhe kam marrë statusin e naftëtarit. Kartonin e statusit kam 1  vit që e kam marrë, po akoma nuk po vihet në zbatim.  Shkojmë te sigurimet na thonë s'ka ardhur vendimi, në librezë ka 42 vite të siguruara. Jam 63 vjeç, jemi burrë e grua, jetojmë me 50 mijë lek të  vjetra, kam marrë kredi për të blerë ilaçe  ujë,  drita,  me  shpresë  se  do  marr pensionin  e  statusit. Banka po më detyron të dalë nga shtepia. Na ka humbur shpresa, jemi bërë të vrasim veten, bëhet për mbijetesë. Nuk kërkojmë lëmoshë, po te na japin atë që na takon. Takova zotin deputet Bashkim Finon, 'nuk të jap pergjigje', më tha. Kjo është punë qeverie", shprehet 63-vjeçari, teksa apelon që t'i jepet një zgjidhje situatës.

Çfarë përcakton ligji për Statusin e Naftëtarit:

Ligji përcakton kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësish ne rast papunësie apo shkëputje te marrëdhënies se punësimit. Ne rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikojnë që personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësimi në këto sektorë, përkatësisht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar, jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri.

Punonjësit që, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet.

Ligji përcakton pagesa e kontributit shtesë të sigurimeve shoqërore në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndare në 3% në ngarkim të punëdhënësit ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi.

Sipas përcaktimeve të ligjit, përfituesit e statusit të punonjësve të naftës/gazit do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore falas dy herë në vit, në institucionet shtetërore apo private në Shqipëri. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë ndërton ose detyron shoqëritë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura mjekësore dhe mjekë specialistë që trajtojnë problematikën shëndetësore, të shkaktuar nga puna në këtë industri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu