Hapësire reklamuese

Aktualitet

Statusi i gazetarit që trazoi “gjakrat” në PD e Vlorës: Po mirë more, nuk kishte vlonjat që e blen bukën në VLORË??? (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Ergys Alushi

Gazetari i Vlorës Ergys Alushi ka reaguar menjëherë pas daljes së listave nga dy forcat politike për qytetin bregdetar.

Ndërsa vlerëson PS për mënyrën sesi ka përzgjedhur emrat e listës për deputetë, Alushi, gazetar i vjetër në profesion, ka trazuar jo pak sedrën e lënduar të vlonjatëve për listën e PD, aty, ku as kryetari i PD së këtij qyteti, nuk e gjen veten, raporton newsbomb.al.

Jo vetëm kaq, por prej dy ditësh, PD e Vlorës është përfshirë nga debate dhe diskutime brenda vetes, për mënyrën sesi janë organizuar listat nga PD në qendër, pa marrë parasysh mendimin e bazës.

Statusi i plotë i Ergys Alushit:

Po mirë ore, PD e Vlorës, nuk paska asnjë djalë apo vajzë, që e blen bukën në Vlorë, që të jetë i/ei denjë për në 5 vendet e para të listës?!

Ku janë vlonjatët e PD-së?

Ky ishte përfaqësimi që prisnin?

Kanë të gjithë të drejtën që të reagojnë në lidhje me këtë që ka ndodhur.

Ndryshe nga lista e PS, e cila është hartuar në respekt të strukturave dhe bazës së partisë, që nga vendosja e kryetarit të partisë dhe e gruas socialiste!

Keqardhje, sepse sa më shumë vlonjat vendas, nga të gjitha krahët politik që të kemi në Kuvend, aq më mirë përfaqësohet Vlora dhe vlonjatët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu