Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Statuja “sexy” e gruas që punon arën shkakton reagime në Itali: Është seksiste, i duken të pasmet (Foto)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një statujë prej bronzi e inaguruar në Itali, në nder të grave punëtore në arrë, ka shkaktuar një lumë reagimesh dhe akuzash për seksizëm.

Statuja paraqet një grua nga një poezi e famshme e shekullit XIX e veshur me një fustan transparent.

Statuja prej bronzi nga Emanuele Stifano u zbulua të Shtunën në Sapri, në provincën jugore të Salernos si një dhuratë për La Spigolatrice di Sapri (Mbledhësen i Saprit), shkruar nga poeti Luigi Mercantini në 1857.

Një grup i madh burrash, zyrtarë vendas, përfshirë ish -kryeministrin italian Guiseppe Conte, morën pjesë në inagurimin e statujës.

Laura Boldrini, një deputete e partisë Demokratike të qendrës së majtë, tha se statuja ishte një “ofendim ndaj grave dhe historisë që duhet të festojë”.

Ajo shkroi në Twitter: “Por si mund të pranojnë institucionet shfaqjen e një gruaje si trup i seksualizuar?”

Por Stifano ka mbrojtur statujën, duke shkruar në Facebook se po të kishte qenë në dorën e tij figura do të ishte “krejtësisht e zhveshur … thjesht sepse unë jam një adhurues i trupit të njeriut”.

dfgergwe4g34h3eh
gfrdegrwerge4g3eh 1
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img