Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Starton Ultramaratona 3 ditore ‘Arterie e Arbrit’, Meta nderon atletët Nexhat Xhemalçe, Dashamir Çali e Leonard Peço

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka përuruar dje startimin e Ultramaratonës 3 ditore “Arterie e Arbrit” ku ka përshëndetur këtë veprimtari të rëndësishme atletike, e cila do të vazhdojë për tre ditë me radhë dhe pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në Rrugën e Arbrit.

Në ceremoninë e startit të mbajtur në sheshin “Skënderbej”, Meta vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” atletët dhe organizatorët Nexhat Xhemalçe, Dashamir Çali e Leonard Peço, ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” Shoqatën “Maraton Albania”, me motivacionin: “Me mirënjohje për shoqatën që ka bashkuar qytetarët në një aktivitet të suksesshëm sportiv, kulturor dhe atdhetar. Me veprimtarinë e saj brenda dhe jashtë vendit, ajo ka arritur rezultate të larta në shumë gara maratone, ecje sportive dhe vrapime masive duke përcjellë mesazhe të rëndësisë së edukatës fizike, të paqes, zhvillimit sportiv dhe bashkimit shoqëror.”

“Së pari dua ta nis me një autokritikë, sepse duhet të kisha ardhur edhe unë i veshur si ju, por për shkak të angazhimeve të tjera, e kisha të pamundur këtë herë por herën tjetër të jeni të sigurt se do t’ju bashkohem në një maratonë sepse mua më pëlqejnë garat e gjata!

Deri tani kam aplikuar me shumë sukses ngjitjen nëpër male duke ngjitur malin e Jerzercës para dy vitesh dhe vjet majën më të lartë, atë të Korabit.

Ndihem shumë i lumtur të jem sot këtu me ju pasi jepni një mesazh të jashtëzakonshëm me këtë ceremoni duke u nisur drejt viseve nga më të bukurat e vendit tonë që përshkon Korridori i Arbrit. Ju niseni drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës që u kanë kënduar aq bukur Azis Ndreu, Qerim Sula e shumë e shumë personalitete të jashtëzakonshme të kulturës dibrane dhe asaj kombëtare”, tha Meta në fjalën e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll