Hapësire reklamuese

Sporti

Stadiumin e ri nuk e inaguron Franca, ndeshja e parë në “Arenën Kombëtare” luhet më 3 nëntor

Shkruar nga Newsbomb
Stadiumi i ri Arena Kombetare

“Arena Kombëtare” nuk do të inagurohet në ndeshjen Shqipëri-Francë, por më herët. FSHF-ja ka vendosur që inagurimi I stadiumit të ri të bëhet më 3 nentor në ndeshjen e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Kjo ndeshje do të bëhet për të provuar nëse stadumi I ri I plotëson të gjitha kriteret e duhura për një ndeshje ndërkombëtare.

Të pranishëm në stadium do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët do të vlerësojnë përfundimisht stadimiun e ri për të dhënë “OK”, përfundimtarë për sfidën ndaj Francës. 

Vllaznia-Apolonia do të luhet në orën 20:00 pasi në këtë mënyrë do të provohet ndriçimi I stadiumit, por edhe që nga hyrja e tifozëve, siguria, sistemi I kamerave edhe sistemi audio. Në rast se të gjitha do të kalohen me sukses UEFA do të jap dritën jeshile për ndeshjen e madhe ndaj Francës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll