Hapësire reklamuese

Sporti

Stadiumi i ri në Tiranë nuk do quhet 'Arena Kombëtare', Duka: Emri do shitet për arsye komerciale

Shkruar nga Newsbomb

Stadiumi i ri që po ndërtohet në Tiranë nuk do të quhet as ‘Arena Kombëtare’ as ‘Qemal Stafa’.

Emri i stadiumit të ri duket se do të dalë në shitje dhe do të vendoset nga ajo kompani private që fiton të drejtën, këtë e ka bërë me dije kreu i FSHF-së Armando Duka.

Duka këmbëngul se përfundimi i punimeve në ‘Arenën Kombëtare’ do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. I ftuar në ‘Intervista e Mbrëmjës’ në 'Ora News', Duka deklaroi se punimet po shkojnë në rrugën e duhur, ndërsa shtoi se emri do të shitet për arsyeje komerciale.

‘Punimet po shkojnë siç duhet. Jemi në dorën e fundit për përfundimin e projektit. Projekti është shumë i bukur. Do të jetë vërtetë një stadium shumë i bukur. 

Stadium me kullë? Nga stadiumi nuk shihet kulla në fakt. Do të jetë shumë komod për spektatorët dhe nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, brenda 2019 do të luajmë atje.

Emri i stadiumit?

‘Ai është një stadium i ri dhe ende nuk ka asnjë emër, as ‘Arena Kombëtare’ dhe as ‘Qemal Stafa’. Është një objekt i ri, një kompani në vete, me bashkëpronarë qeverinë shqiptare dhe FSHF-në, por që njëri bashkëpronarë nuk i ka dhënë kontributet e veta dhe duhet ta komercializojmë emrin e stadiumit. Përderisa Gjermania, një vend shumë më i zhvilluar se ne thotë 'Allianz Arena' për arsyeje komerciale nuk ka pse në Tiranë të mos ketë një emër komercial’, tha Duka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.