Hapësire reklamuese

Politikë

Stabilizimi i çmimeve në bursë, ministrja Ibrahimaj: Bordi i naftës do të pezullohet, tregu mbikqyret nga shteti

Shkruar nga Newsbomb
Stabilizimi i çmimeve në bursë, ministrja Ibrahimaj: Bordi i

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur këtë të enjte se Bordi i Karburanteve i ngritur gati një vit më parë, kur nisi lufta në Ukrainë, do të pezullohet. Ajo nuk dha një datë, por u shpreh se në qeveri po diskutohet edhe pezullimi i Bordit për produktet ushqimore.

Megjithatë, ministrja tregoi se edhe pse Bordi do të pezullohet, çmimi në treg do të mbikqyret nga shteti për të mos lejuar abuzimet apo spekulimet. Prej 21 ditësh çmimet në vendin tonë janë të pandryshuara, sepse Bordi nuk është mbledhur.

"Kemi diskutuar për shfuqizimin e Bordit dhe tashmë jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare. Jemi në një proces për pezullimin e aktivitetit të bordeve.

Arsyeja pse bordet u ngritën, analizat 12 mujore do e tregojnë, ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet me qëllim pasjen e një çmimi sa më të ulët për konsumatorët.

Ne do të vijojmë mbikëqyrjen e çmimeve me qëllim eleminimin e të gjithë spekulimeve që mund të bëhen me çmimet. Nuk kemi ende një datë, por kemi filluar diskutimet për pezullimin e aktivitetit të bordeve", u shpreh Ibrahimaj për Abc Neës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu