Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

‘Sqarohuni në shtëpinë tuaj, jo në timen!’ Zbardhet e plotë vrasja në Tiranë, fëmijët lajmëruan dajën e tyre se viktima po zihej me gruan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f26d1cb32b8a80be37a12285b11c34c7

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 42-vjeçarit Vladimir Zvezhda në lagjen “5 maji” në Tiranë, nga kunati i tij.

Sipas informacioneve për mediat, autori 34-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.

Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.

Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ditën e sotme gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Shundin i cili ka deklaruar se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi kaq qenë i dehur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img