Hapësire reklamuese

Politikë

S'pranuan rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkuan rivotim, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për Korçën

Shkruar nga Newsbomb
S'pranuan rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkuan rivotim, Kolegji

Nis mbledhja e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Korçës.

Kolegji Zgjedhor ka nisur këtë të enjte shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, pasa asaj të Shkodrës.

Më herët Partia Demokratike kërkoi nga Kolegji Zgjedhor që të rrëzojë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Korçës, duke i hapur kështu rrugën rivotimit.

Ndërsa në datën 15 qershor do të shqyrtohen paditë për Elbasanin dhe Fierin.

Dy ditë më parë Kolegji rrëzoi kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve, nga procesi i shqyrtimit të padive për zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu