Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka folur në emisionin "E diell" për spotin publicitar të dy viteve më parë, ku vinte me skena të nxehta erotike.
Ilda rrëfeu se prindërit e saj nuk e pritën aspak mirë, ndryshe nga vëllai, i cili është artist dhe e përkrahu.
“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem. Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami” tha duke qeshur Bejleri duke zbuluar se i ati si foli per 3 ditë,”- është shprehur Ilda Bejleri në emisionin “E diell”.
Kujtojmë se spoti publicitar ishte frymëzuar nga filmi “Fifty Shades Darker” dhe moderatores i duhej të imitonte Dakoda Johnson në filmin erotik.