Hapësire reklamuese

Politikë

'Spot katunar', Andi Bejtja përplaset me ministrin Klosi

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Opinion' u diskutua për spotin “Taken by Albania” që lidhet me promovimin e turizmit në Shqipëri.

Mediat ndërkombëtare e kanë kritikuar një promovim të tillë, ndërsa duke marrë shkas nga kjo edhe analisti Andi Bejtja nuk u kursye me fjalët e tij.

Teksa në studio ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, Bejtja e cilësoi si 'spot katunar'.

“Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh, një tropojan. Është pak spot katunar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë për një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në google del filmi Taken e pastaj del spoti”, tha gazetari.

Ministri Klosi nga ana tjetër mbrojti spotin duke thënë se ai ia arriti qëllimit.

“Super sukses, realisht arriti që të ngjallet një kureshtje”, tha ministri, por sipas tij ky nuk është spoti i shtetit shqiptar. “Nuk është video zyrtare e shtetit shqiptar. Ne jemi përpjekur ta promovojmë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.