Hapësire reklamuese

Sporti

ZYRTARE/ Tirana nuk vonon me pasuesin e Maganit, PREZANTOHET ish-i i preferuar i drejtuesve

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Tirana nuk vonon me pasuesin e Maganit, PREZANTOHET ish-i i preferuar i
Bledi Shkembi

Bledi Shkëmbi është rikthyer në krye të Tiranës. Timonieri korçar do të zëvendësojë kështu në stol Gugash Maganin, teksa kujtojmë se vetëm pak muaj më parë timonieri peqinas zëvendësoi Shkëmbin.

Një rrotacion te kryeqytetasit, me klubin që ka zyrtarizuar Shkëmbin për pjesën tjetër të sezonit. 45-vjeçari është njohës i mirë i bardhebluve, ndërsa skuadra është ndërtuar prej tij gjatë merkatos së verës.

“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.

Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, ka shkruar klubi bardheblu.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese