Aleksandar Veselinovic është trajneri i ri i Partizanit. Pas një sage të gjatë me shumë emra në qarkullim, klubi i kuq i jep fund kësaj serie duke emëruar zyrtarisht timonierin e ri të skaudrës.
Prezantimi zyrtar do të bëhet në ambientet e kompleksit ‘Arena e Demave’ në orën 17:45 ku do të ketë një konferencë për mediat.
54-vjeçari është një emër i njohur në Serbi ku ka drejtuar Kombëtaren e moshave si dhe skuadrën e Vojvodinës në elitë. Vitet e fundit ai ka trajnuar në Arabinë Saudite me Al-Batin dhe së fundmi Al-Dhafra. Që prej verës së vitit 2023 ai nuk ka qenë në krye të një ekipi.
Partizani gjen kështu pasuesin e Orges Shehit dhe trajneri i ri pritet të fillojë menjëherë detyrën e tij në seancës e sotme stërvitore ku do të takojë lojtarët e më pas të nisë përgatitjet për sfidën e rradhës. Debutimi në stolin e kuq do të jetë të shtunën ndaj Teutës në ‘Niko Dovana’, në orën 20:00.