Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi trajneri i ri i Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi trajneri i ri i Tiranës
Bledi Shkembi

Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar si trajner i Tiranës. Shkëmbi ishte së fundmi trajneri i Kombëtares U-17, teksa bardheblutë nuk kishin dikë në krye.

I fundit që mbajti postin e trajneri te 26 herë kampionët e vendit ishte Erbim Fagu. Tirana ia doli të sigurojë turin e parë të Conference League dhe pse e mbylli si vend i pestë në kampionat.

Kështu Shkëmbi do fillon menjëherë me punën ku objektivi fillestar është ecuria e mirë në Europë. Kryeqytetasit e nisin si aventurë në vazon e favoritëve.

Njoftimi i Tiranës:

“MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese