Serbia ka dëbuar nga shteti i saj dy zviceranë. Në fillim ata ishin dënuar me burg, por gjykata ua anuloi këtë dënim, duke vendosur dëbimin e tyre.
E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se shtetasit nga Zvicra bënë me duar shqiponjën dykrenare, gjest të cilin serbët e kanë marrë si provokim. Sipas prokurorëve të çështjes, simboli i shqiponjës lidhet me “Shqipërinë e Madhe” ose “Shqipërinë Etnike”.
Kjo është marrë si provokim nacionalist nga autoritetet serbe.
Kujtojmë që të njëjtën gjë e bënë dhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në një ndeshje botërori mes Zvicrës dhe Serbisë. Teksa duket se këta të fundit kanë ngelur akoma me pasojat e futbollistëve shqiptarë.
Sondazh
Poll