Zi në botën e futbollit. Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò.
Sulmuesi i Juves, Interit dhe i kombëtares italiane që ndezi Italinë me golat e tij gjatë Botërorit 1990 vuante prej disa kohës nga kanceri. Ish-futbollisti prej disa kohësh vuante nga kanceri i zorrës së trashë, për të cilën ishte operuar dy herë.
Mediat italiane mbrëmjen e djeshme bënë me dije se gjendja shëndetësore e 59-vjeçarit ishte përkeqësuar, ndërsa sot ikona e futbollit italian, ka ndërruar jetë.
Ai lindi në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Ritën dhe Barbarën: ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.
Sondazh
Poll