Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ “Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat”, gazetari kroat bën shqiponjën LIVE dhe përshëndet heronjtë e UÇK-së

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat”,
Gazetari kroat ben shqiponjen live

Kroaci – Shqipëri ishte një event përtej futbollit të mërkurën e kësaj jave. Dy skuadrat u përballën në Hamburg për raundin e dytë të Grupit B në Euro 2024, sfidë e cila u mbyll në një barazim dramatik 2-2.

Spektakël në fushën e lojës, magji në tribuna e jashtë stadiumit. Tifozët shqiptarë e ata kroat u bashkuan prej ditësh duke festuar me njëri-tjetrin në prag të sfidës. Dy popuj miq që ruajnë respektin respektin reciprok e të cilët dhuruan mesazhe mjaft domethënëse gjatë atyre ditëve.

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, në një transmetim live në një kanal televiziv ka bërë simbolin e shqiponjës e ka përshëndetur heronjtë e UÇK-së, komandant Tahirin, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Vëlla për vëlla, shqiptar për kroat”, mbyl përshëntetjen e tij gazetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese