Armando Broja është një nga emrat e ‘nxehtë’ të Kombëtares shqiptare. Të gjithë presim me interes të madh nëse emri i tij do të jetë mes të tjerëve në listën prej 26 lojtarësh për Euro 2024. Mendime të ndryshme, dikush e do për talentin dhe potencialin e jashtëzakonshëm, ndërsa të tjerë kanë dyshime për formën fizike pasi lojtari i ka minutat me ‘pikatore’.
Ka nga ata që e duan me çdo kusht në Europian, për shkak të ‘shpërthimeve’ që arrin të nxjerrë nga momenti në moment. Taulant Balla është një ndër ta, me Ministrin e Brendshëm që e ka promovuar shpeshherë në faqen e tij zyrtare.
Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ishte i pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ duke ndjekur ndeshjen Skënderbeu – Vllaznia. Ai është kapur ‘mat’ në tribunë nën shoqërinë e Taulant Ballës, i cili së fundmi ka ‘ndërhyrë’ për ta bërë Sylvinhon qytetarin më të ri të Lushnjes.
A do të bëhet ‘shkles’ edhe për Brojën në Europian? Mbete të shihet.