Jasir Asani vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me klubin e Gëangju. Ylli i kombëtares shqiptare ka kërkuar largimin në merkaton e verës, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesit koreanë. Pikërisht ky fakt ka shqetësuar jo pak trajnerin Sylvinho që e ka në plane për kampionatin EURO 2024.
Por, mungesa e kondicionit fizik mund të ndikojë në aktivizimin e lojtarit me fanelën kuqezi. Sot, Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket si formë përgjigje për gjithçka që po shkruhet në media. Si ndaj Polonisë, mëngjërashi i kombëtares sonë ka kalibruar të majtën duke realizuar një eurogol në stërvitje.
“Stërvitje”, shkruan Asani duke treguar se pavarësisht aludimeve, ai vijon të jetë në formë të mrekullueshme. E pikërisht për këto goditje të tij, Sylvinho e ka ftuar në Kombëtaren tonë. Kontributi i Asanit është padyshim i madh në kualifikimin në “EURO 2024”.